LAJMI I FUNDIT:

Beyonce publikon trailerin e dytë të fuqishëm, për filmin e saj “Renaissance Tour”

Beyonce publikon trailerin e dytë të fuqishëm, për filmin e saj “Renaissance Tour”

Beyonce publikoi zyrtarisht një trailer të ri për filmin e saj të koncertit të “Renaissance Tour” të enjten, vetëm disa javë para daljes së filmit në kinema.

Krijuesja e hitit “Crazy In Love”, 42 vjeçe, e cila më parë njoftoi se projekti i parashikuar do të jepet premierë më 1 dhjetor, “ngacmoi” fansat me pamjet nga koncertet e saj të shitura, si dhe me përmbajtjen e prapaskenave.


Fillimi i klipit gati dyminutësh filloi me fituesen e Grammyt, duke qëndruar në një hapësirë të ndriçuar dobët, ndërsa një dritë e verdhë e ndezur rrotullohej rreth saj, shkruan DailyMail.

Në sfond, dëgjohej një zë nga këngëtarja që thoshte: “I mbyll sytë dhe udhëtoj nëpër sferat e hapësirës dhe kohës”.

Vokali i Beyonces u dëgjua më pas teksa ajo këndoi “Welcome to the Renaissance”, me videon duke u hedhur në një pamje të një skene që ishte e rrethuar nga fansat brohoritës.

Pjesë të yllit me ansamble të ndryshme tërheqëse u luajtën më pas në trailer, ndërsa filloi një tjetër zë.

“Në këtë botë që është shumë e dominuar nga meshkujt, më është dashur të jem vërtet e ashpër për të balancuar mëmësinë dhe të qenit në skenë”, tha këngëtarja. “Kjo thjesht më kujton se kush jam në të vërtetë.”

Mund të shiheshin klipe të tjera të interpretueses që dilte në skenë dhe iu drejtua fansave të saj, si dhe momente të veçanta të ndara me vajzën e saj, Blue Ivy, e cila veçanërisht shfaqi aftësitë e saj në kërcim përkrah Beyonce gjatë ndalesave të ndryshme të turneut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori