LAJMI I FUNDIT:

Beyonce ngeci në trafikun e Los Angelesit, mungoi në pranimin e çmimit të parë në ‘Grammy Awards’

Beyonce ngeci në trafikun e Los Angelesit, mungoi në pranimin e çmimit të parë në ‘Grammy Awards’

Beyonce humbi fitoren e saj të parë të natës në “Grammy 2023” sepse ajo ishte e bllokuar në trafik jashtë arenës.

Pasi këngëtarja e “Break My Soul” fitoi çmimin për këngën më të mirë “R&B”, Terius Nash dhe Nile Rodgers nxituan në skenë për të marrë çmimin në emër të saj.


Ndërsa Nash – i njohur si The-Dream – falënderoi shkurtimisht turmën në një fjalim të censuruar, Trevor Noah më pas hyri për të dhënë një shpjegim.

Foto: CBS

“Pra, me të vërtetë, Beyonce është në rrugën e saj. E mira e organizimit të Grammy-ve në Los Angeles është se të gjithë mund të jenë këtu, e keqja e organizimit të Grammy-ve në LA është trafiku”, shpjegoi Noah, pavarësisht se kishte kaluar tashmë gjysmë ore në shfaqje.

Ish-prezantuesi i “Daily Show” vazhdoi të shpjegoi se me fitoren do të thotë që Beyonce është e barabartë me George Solti për më shumë Grammy të të gjitha kohërave – 31 të tillë.

Foto: GC Images

Edhe pse Beyonce mbërriti më vonë, burri i saj, reperi Jay-Z, u pa në turmë pa të.

Përfundon ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards 2023’, Beyonce thyen të gjitha rekordet
Lexo po ashtu Përfundon ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards 2023’, Beyonce thyen të gjitha rekordet

Megjithatë, ajo iu bashkua reperit në turmë pak më vonë dhe iu dorëzua çmimi i parë i natës ndërsa ishte ulur në tryezën e saj.

Foto: CBS

Para shfaqjes kryesore, ylli i “Single Ladies” mori trofetë për “Kënga më e mirë dance/elektronike” dhe “Performancën më të mirë R&B”. Ajo u nominua për nëntë çmime gjithsej.

Jay-Z ishte i nominuar si tekstshkrues së bashku me gruan e tij për “Albumin e vitit” dhe “Këngën e vitit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori