LAJMI I FUNDIT:

Bexheti “i habitur” me reagimin e kryeministrit Zaev

Bexheti “i habitur” me reagimin e kryeministrit Zaev

Pavarësisht mohimeve të kryeministrit Zaev, kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti për Alsat tha se këmbëngul në atë që tha para disa ditësh, se Zaev i ka kërkuar atij që të ndërhyjë në gjyqësorë. Bexheti nuk deshi të komentojë më shumë në lidhje deklaratën e Zaev por tha se do të prononcohet kur të ketë moment të ri.

Nga ana tjetër Komisioni Anti-korrupsion është në fazën finale të përgatitjes së iniciativës për ndjekje penale të Belerim Bexhetit, të cilën javën e ardhshme do e dorëzojë në Prokurorinë Publike. Kryetarja e Anti-korrupsionit Biljana Ivanovska thotë se nuk kanë vepruar nën presion kur është hapur lënda dhe se e njëjta nuk është iniciuar në shenjë hakmarrje. Sipas saj, lënda është hapur në muajin mars, e jo më 17 korrik, siç pohon Bexheti.


Padia penale po përgatitet, javën e ardhshme do të dorëzohet në Prokurorinë Publike. Presione nuk kemi pasur e as që kemi tani. Përveç asaj që është thënë në publik, e që nuk korrespondon me të vërtetën sepse Anti-korrupsioni nuk e ka hapur lëndën kur kryeministri paska folur më 17 korrik, me kryetarin e komunës, por lënda është hapur më 20 mars, kur të të gjithë institucionet u prononcuan si jo kompetente, dhe ne nga ajo që dëgjuam në media e hapëm lëndën për platformat jo legale në Matkë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-korrupsionit.

Ivanovska: Privilegjet e funksionarëve duhet të shfuqizohen
Lexo po ashtu Ivanovska: Privilegjet e funksionarëve duhet të shfuqizohen

Komisioni për parandalimin e korrupsionit kërkoi ndjekje penale për kreun e Sarajit Blerim Bexheti për shkak të mos-veprimit ndaj kërkesave për legalizimin e platformave jo-legale në Matkë. Sipas Komisionit antikorrupsion, platformat ilegale nuk i nënshtrohen legalizimit, por edhe përkundër këtij fakti Bexheti nuk i refuzoi kërkesat e madje i mbajti në sirtar ato. I pakënaqur me këtë konstatim të anti-korrupsionit, Bexheti paralajmëroi padi ndaj anëtarëve të komisionit, duke vlerësuar se ky vendim është sjellë në mënyrë jo profesionale dhe hakmarrje nga kryeministri. Bexheti thotë se Zaev e ka thirrur dhe nga ai ka kërkuar që të ndikojë tek disa anëtarë të këshillit gjyqësor për shkarkimin e një kryetari të gjykatës. Por kjo u mohua nga kreu i qeverisë i cili pranoi se ka biseduar me Bexhetin por se vetëm është interesuar nëse ndonjë nga anëtarët e këshillit gjyqësor po e mbron kreun e supremes, Jovo Vangellovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori