LAJMI I FUNDIT:

Betohen në Presidencë ministrat e rinj në kabinetin e qeverisë së Shqipërisë

Betohen në Presidencë ministrat e rinj në kabinetin e qeverisë së Shqipërisë

U zhvillua këtë të martë në ambientet e Presidencës Ceremonia e Betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Adea Pirdeni, nis kështu punën si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja u beua dhe nis punën si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërkohë që Ervin Mete do të drejtojë vetëm, Ministrië e Financave, tashmë e shkëputur nga ekonomia.


Min istrat e rinj u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.

Presidenti Bajram Begaj, u dorëzoi atyre dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.

Vendimi për krijimin e një ministrie të re, e cila do të përfshijë ekonominë, kulturën dhe inovacionin në një dikaster të vetëm, u bë publik të hënën nga kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë i cilësoi ndryshimet si nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave, Ekonomisë dhe të Kulturës.

Rama theksoi se në krye të kësaj ministrie do të vendoset ish-drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, për shkak dhe të performancës të mëparshme të treguar si menaxher.

Ndërkohë që kabinetit iu shtua dhe një Ministre Shteti Anti-Korrupsion, e cila do të drejtohet nga Adea Pirdeni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori