LAJMI I FUNDIT:

Betim Krasniqi – bodybuilderi nga Kosova që triumfoi në kampionatin mbarëkombëtar, por që synim e ka arenën ndërkombëtare

Betim Krasniqi – bodybuilderi nga Kosova që triumfoi në kampionatin mbarëkombëtar, por që synim e ka arenën ndërkombëtare

Betim Krasniqi ka shkëlqyer në kampionatin mbarëkombëtar të bodybuildingut që është mbajtur fundjavën e kaluar në Kamëz të Tiranës.

Sportisti ynë ia ka dalë që në një konkurrencë të ashpër t’i rrëmbejë tri çmimet kryesore të turneut, por që për të nuk është limiti i asaj se çfarë synon të bëjë në një të ardhme të afërt.


Në garën e mbajtur më 8 tetor në Kamëz, bodybulideri nga Lipjani ka arritur të fitojë çmimet kryesore si:

Kampion i Kosovës në kategorinë -80 kilogramë,

Kampion Absolut i Kosovës,

Kampion Mbarëkombëtar.

Në një intervistë për Telegrafin, Krasniqi ka shpjeguar se karrierën e bodubuildingut e ka filluar nga viti 2012 dhe vazhdon të merret intensivisht, duke mos e parë si hobi, por si një sport që mendon se duhet të ketë vëmendje të madhe nga instancat e larta shtetërore dhe t’i jepet rëndësia që e meriton prej vitesh.

“Me bodybuilding kam filluar të merrem që nga viti 2012, pra kam qenë vazhdimisht aktiv në gara dhe padyshim se edhe rezultati final ka qenë dekorimi me titullin kryesore te garës Kampion Absolut Mbarëkombëtar”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Mendoj se shteti duhet t’i jep nj rëndësi të madhe sportit të bodybuildingut, pasi ndër vite ka gara të ndryshme që mbahen në nivel vendi dhe në shtete fqinje në sportin e bodybulidngut dhe ka adhurues të shumtë që e pëlqejnë, pasi është një sport që bëhet në baza ditore dhe kërkon shumë mund dhe sakrificë që të mbahet një nivel kaq i lartë”.

Lipjanasi më pas ka folur edhe për qëllimet e tij, pasi ai nuk është i kënaqur asnjëherë dhe synon të ndërtojë një karrierë edhe në arenën ndërkombëtare.

“Synimi kryesor i imi normalisht janë garat ne arenën botërore, deri aty ku nuk ka ku të shkoj më – deri ne majat me te larta te këtij sporti. Qëllimet janë shumë të mëdha, por që me punë intensive, përkushtim dhe vullnet besoj se do t’i arrij ato”.

“Pas kësaj gare e cila u mbajt në Kamëz, garat e radhës janë në arenën ndërkombëtare, ku po shpresoj dhe besoj se do te dal triumfues”.

“Është një garim që do e shfaqte Kosovën si një vend që prodhon shumë talenta nga të gjitha sportet dhe natyrisht një promovim i matej i vendit tonë në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Duke shikuar nga ndërtimi i trupit dhe vitet që ka shpenzuar Krasniqi në të, tregon qartë se është një sport që kërkon përkushtim dhe disiplinë të madhe për të mposhtur garuesit që ishte pjesëmarrës në këtë eveniment të fundit të mbajtur në Shqipëri. /Telegrafi/

@eti_rexhaj

-80kg VS +100kg #bodybuilding #albania #2022

♬ original sound – Eti Rexhaj

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori