LAJMI I FUNDIT:

Betim Fazliji e vlerëson speciale miqësoren me Zvicrën, pret fitore dhe përkrahje të madhe nga bashkatdhetarët

Betim Fazliji e vlerëson speciale miqësoren me Zvicrën, pret fitore dhe përkrahje të madhe nga bashkatdhetarët

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji ka folur para përballjes miqësore ndaj Zvicrës.

Fazliji, i cili është njëri nga futbollistët e rritur dhe aktiv në futbollin e atjeshëm theksoi se kjo ndeshje do të jetë speciale për të, ndërsa luajnë vetëm për fitore.


“Paraqitja kundër Burkina Fasos ka qenë shumë e mirë. Futbollistët janë në formë dhe secili prej nesh ka dëshirë e përkushtim për t’i treguar vlerat e veta para trajnerit të ri”, ka thënë fillimisht Fazliji për faqen zyrtare të FFK-së.

Kosova përfundoi stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih
Lexo po ashtu Kosova përfundoi stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih

“Tash kundër Zvicrës na pret një ndeshje shumë e fortë, ku do të ketë shumë shqiptarë në stadium dhe pa dyshim do të jetë një ndeshje shumë e veçantë”.

“Kjo ndeshje do të jetë një festë futbolli. Ne do ta japim maksimumin dhe udhëtojmë për ta fituar ndeshjen”.

“Jemi disa lojtarë që jemi rritur në Zvicër dhe për mua është një ndeshje speciale dhe dua të fitojmë për t’i treguar çfarë potenciali ka Kosova dhe çfarë ekipi jemi”.

“Për Dardanët presim të na mbështesim edhe kundër Zvicrës, ashtu sikurse ndaj Burkina Fasos dhe t’i gëzojmë me lojë të mirë”, ka përfunduar mbrojtësi.

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Cyrih, ku pasdite do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para duelit me Zvicrën. /Telegrafi/