LAJMI I FUNDIT:

“Beteja” e re shqiptaro-serbe: A do të fitojë Clintoni apo Trumpi? (Video)

“Beteja” e re shqiptaro-serbe: A do të fitojë Clintoni apo Trumpi? (Video)

Veljko Laliq, kryeredaktor i së përjavshmes serbe “Nedeljnik”, është i bindur se intervista e realizuar me Donald Trump, kur kandidati republikan kërkoi falje për bombardimet e NATO-s për luftën e Kosovës, është autentike. Ai thotë se Trump e tërhoqi intervistën e cituar në tërë botën pas reagimeve – vetëm 12 orë pas publikimit të saj.

Rreth 55 për qind e serbëve besojnë se Trump është njeriu i duhur për të qenë president i Amerikës. Serbët besojnë më shumë te ai, pasi Bill Clinton udhëhoqi fushatën e bombardimeve në luftën e Kosovës.


“Në Serbi kemi disa miza, që quhen ‘mizat Clinton’, pasi ato janë miza të papërshtatshme që besohet se vijnë si pasojë e materialeve radioaktive”, tha Dragoljub Petroviq, kryeredaktor i “Danas”.

Shumica e shqiptarëve shpresojnë të fitojë kandidatja demokrate, ish-senatorja dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton. Në Prishtinë do të ketë festë për të.

“Ne tashmë veç i kemi filluar përgatitjet dhe nëse fiton, e jam i sigurt që do të fitojë dhe dashtë Zoti fiton, ne do ta organizojmë një mbrëmje për të ngritur dollitë për fitoren e saj”, tha Agim Rexhepi nga “Miqtë e Amerikës”.

Drejtori i gazetës “MAPO” në Tiranë, Alfred Lela, i cili është edhe shtetas amerikan, beson se pavarësisht fitores së njërit apo tjetrit kandidat, qëndrimet ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojnë.

“Nuk besoj se Trumpi do t’u qëndrojë atyre që thotë. Duhet të kemi parasysh Trumpin kandidat dhe Trumpin president – nëse ai zgjidhet. Besoj se ndryshojnë gjërat kur futesh në Shtëpinë e Bardhë. Zyra Ovale bën që të bien shpesh disa prej premtimeve gjatë fushatave elektorale”, thotë Lela. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori