LAJMI I FUNDIT:

BESIMET E MIA TË VJETRA

BESIMET E MIA TË VJETRA

Poezi nga: Nina Kossman
Përktheu: Fadil Bajraj

Kur isha pesë vjeçe, besoja në komunizëm.
Kur isha njëmbëdhjetë vjeçe, besoja në sionizëm.
Kur isha nëntëmbëdhjetë vjeçe, i besoja njeriut.
Kur isha njëzet e tri vjeçe, i besoja vdekjes.
Kur isha tridhjetë vjeçe, i besoja vetes sime.
Kur isha tridhjetë e nëntë vjeçe, i besoja kohës.
E zhgënjyer me të gjitha këto,
Tash unë besoj në diçka tjetër,
Nuk do t’ju them se çfarë.