LAJMI I FUNDIT:

Besart Berisha mund të kthehet në Australi

Besart Berisha mund të kthehet në Australi
MELBOURNE, AUSTRALIA - MAY 06: Besart Berisha of the Victory signals his four championship wins during a fan gathering AAMI Park on May 6, 2018 in Melbourne, Australia. Melbourne Victory defeated the Newcastle Jets 1-0 last night to win the 2018 A-League Grand Final. (Photo by Mark Witte/Getty Images)

Sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Berisha është duke e vazhduar karrierën në Japoni, por ka gjasa që të kthehet në Australi.  

Berisha është golashënuesi më i mirë në histori në elitën e futbollit australian, A-League.


Ai këtë vit ishte larguar nga Melbourne Victory për të shkuar te klubi japonez, Sanfrecce Hiroshima në qershor. Berisha nuk po e gjen vetën në J-Leaguen japoneze.

Berisha në Japoni

Në pesë ndeshje i ka luajtur si zëvendësues dhe nuk ka shënuar ende asnjë gol në Japoni.

Trajnerin Mike Mulvey që punuar me Berishën në Brisbane Roar, e ka ftuar sulmuesin të bashkohet me Central Coast Mariners.

Besart Berisha, katër herë e fitoi titullin në Australi. (Photo by Tony Feder/Getty Images)

“Ne kemi folur me menaxherët e Berishës dhe ai ka thënë faleminderit për ofertën, do të kthehesha të luaj me Mariners, por kam kontratë në Japoni dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Ka qenë futbollist im në Brisbane, ishte një djalosh fantastik, ai dëshiron gjithmonë të fitojë”, ka thënë trajneri.

Trajneri Mike Mulvey dhe Berisha. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Trajneri i Central Coast, Mike Mulvey, dëshiron një sulmues të konfirmuar si Berisha, i cili gjatë karrierës së tij në Australi ka shënuar plot 116 gola. /Telegrafi/