LAJMI I FUNDIT:

“Besa Shop” kompania e vetme që riciklon materialet inerte, Fatmir Abazi tregon planet për të ardhmen

“Besa Shop” kompania e vetme që riciklon materialet inerte, Fatmir Abazi tregon planet për të ardhmen

“Besa Shop” është ndër kompanitë e vetme në rajonin e Pollogut që përveç tjerave merret edhe me riciklimin e materialeve të forta. Në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, pronari i kësaj kompanie, Fatmir Abazi, tha se gati një vit merren me riciklimin e mbetjeve inerte.

Ai tha se është dashur të kalojnë më shumë se 20 vite, që ëndrra e tij të bëhet realitet. Kompania “Besa Shop” merret edhe me asfaltim, gërmim, kanalizim dhe shkatërrimin e objekteve, gjithashtu edhe me transportin e mallrave.


“Kompania ‘Besa Shop’ merret me asfaltime, gërmime, kanalizime, shkatërrimin e objekteve, transport të mallrave, ku kemi mbi 50 makineri të rënda. Risi e kompanisë sonë është se gati 1 vit kemi filluar me riciklimin e mbetjeve inerte. Është ëndërr që nga fillimi i hapave tonë në këtë punë. Ishte projekt me kosto të lartë dhe u desh të kalojnë 20 vite që kjo ëndërr të bëhet realitet”.

“Gjatë demolimit të objekteve të vjetra kishim mungesë të deponive adekuate dhe institucionet ishin pak të interesuara për ta zgjidhur këtë problem, kështu që u detyruam t’i përvishemi punës dhe të arrijmë që mbetjet t’i shndërrojmë në kapital”, tha Fatmir Abazi.

Ai tregoi se “Besa Shop” 90 përqind të punëve i ka me sektorin privat. Sipas tij, riciklimi sjell shumë dobi në shumë sfera, ndërsa thotë se jemi shumë pas Evropës në këtë drejtim.

Në lidhje me mungesën e punëtorëve që viteve të fundit po vërehet në Maqedoni, ai tha se “Besa Shop” nuk ka hasur në vështirësi dhe se kanë staf stabil dhe shumë profesionist.

“Plane për të ardhmen kemi shumë dhe jam i lumtur se janë diçka që i mungojnë këtij vendi. Por kriza dhe stabiliteti ekonomik ndikojnë në zvarritjen e projekteve që kemi ne si kompani”, tha pronari i “Besa Shop”, Fatmir Abazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori