LAJMI I FUNDIT:

Besa Kokëdhima anuloi pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”, reagon Ardit Gjebrea

Besa Kokëdhima anuloi pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”, reagon Ardit Gjebrea
Foto: Besa/Instagram

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima, të premten njoftoi fansat e saj se kishte tërhequr pjesëmarrjen e saj nga festivali “Kënga Magjike 2019”.

Ajo tha se ishte për të tepër e papërballueshme që në situatën e rëndë në të cilën po kalon Shqipëria, që të dalë e të performojë para publikut.

Kështu Besa përmes një njoftimi zyrtar të bërë në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, tregoi se ajo nuk do të jetë prezente në netët finale të festivalit që zhvillohen në datat 5, 6 dhe 7 dhjetor 2019.

Ndërkohë, në lidhje me këtë vendim ka reaguar producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, i cili i k shkruar artistes në Instagram, duke i thënë se pjesëmarrja e saj vetëm sa do të ndihmonte solidarizimin me ngjarjes, pasi sivjet festivali ka vendosur që me të gjitha fitimet nga biletat, të rindërtojë një shtëpi për një nga familjet e prekura nga tërmetet.

Pak para netëve finale, Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Në këtë kohë tragjedie, e kam të pamundur të këndoj
Lexo po ashtu Pak para netëve finale, Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Në këtë kohë tragjedie, e kam të pamundur të këndoj

“Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin ‘kendoj per te ndertuar’ dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në E diela shqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por te gjithe bashke mundemi. Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”, ka shkruar Ardit Gjebrea në komentin e tij.

Foto: SC/ Besa/Instagram

Përkundrejt kësaj kërkese, Besa duket se ka vendosur që vendimi i saj të mos ketë kthim prapa, duke qenë definitive për tërheqjen e saj nga “Kënga Magjike” këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori