LAJMI I FUNDIT:

Besa Gaxherri e zhgënjyer dhe e befasuar me veprimin e Teuta Rugovës

Besa Gaxherri e zhgënjyer dhe e befasuar me veprimin e Teuta Rugovës

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova sot hapur doli përkrah PAN-it, duke e votuar shkuarjen në pauze të Kuvendit për dy orë të propozuar nga ky koalicion.

Ndonëse kryetari i LDK-së Isa Mustafa, është rreptësisht kundër çdo përkrahje të koalicionit PAN dhe se ditë më parë tha, se “LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, në gjë të tillë, Rugova nuk e ka marr parasyshë.


Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, e pyetur nga lajmi.net se si e komenton pozicionimin-përkrahjen e Teuta Rugovës për koalicioni PAN, tha se kanë qenë të habitur dhe të befasuar ne të.

“Nuk dua të flas në emër të LDK-së, por në emrin tim personal. Sot kemi qenë gjithë të habitur dhe të befasuar sepse askush nuk e ka pritur, edhe pse ende nuk është vendosur definitivisht vota e saj, megjithatë sot ishte një lëvizje e cila nuk u kuptua as çfarë ishte”, ka thënë ajo.

Tutje, Gaxheri tha se për momentin është shumë e zhgënjyer me të, por “të shohim se çfarë do të vjen nesër e tutje nga ajo”.

“Kjo është çështje që nuk është diskutu në parti, tash jemi në një situatë që në qoftë  nesër vazhdon seanca neve duhet të përpiqemi të japim shteti institucion. Ndërsa çështja e saj personale është irelevante në këto momente, më vonë të shohim edhe ne si subjekt politik por edhe nga ajo vetë sesi do të pozicionohet. Në demokraci kemi përgjegjësi personale dhe shtetërore, por kohë do të tregojë më shume sesa ne që po flasim”, ka thënë Gaxherri. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori