LAJMI I FUNDIT:

Besa Arifi: Themelimi i gjykatës speciale, i domosdoshëm

Besa Arifi: Themelimi i gjykatës speciale, i domosdoshëm

Në të shumtën e rasteve kur Prokuroria Speciale kërkon paraburgim, këtë e bën sepse dyshon që i dyshuari mund të zhduk provat ose mund të ndikojë te dëshmitarët që janë baza shumë të rëndësishme për dhënien e paraburgimit dhe megjithatë gjykata heziton që t’i jap. Kështu u shpreh prof. dr. Besa Arifi, eskperte e së drejtës penale, në emisionin Intervista në Tv Shenja. Ajo e akuzoi gjykatën penale se vepron në mënyrë selektive, duke dhënë paraburgim për raste shumë më të lehta sesa rastet e PSP-së.

“Po ajo Gjykatë e cila thotë se i përmbahet kritikës e cila kërkon nga Gjykata që të mos jap aq lehtë paraburgim, pra e njejta Gjykatë në raste të tjera kur paraburgimi duhet të jepet për demonstrues për vepra penale të cilat janë shumë më të lehta sesa shoqërimi kriminal dhe një sërë veprash të tjera për të cilat është krijuar PSP-ja”, deklaroi Arifi.


Sipas saj, kjo është një dëshmi e pastër se në vend kemi drejtësi selektive që kërkon ndryshim urgjent në institucionet e drejtësisë. Kjo situatë sipas saj e imponon nevojën e domosdoshme të themelimit të një Gjykatë Speciale.

“Me të vërtetë do të jetë e vështirë që pa një Gjykatë Speciale të zgjidhet i gjith ky rast, por është gjithashtu prolematike themelimi i një Gjykate Speciale, jo në aspektin juridiko legal për shkak se bazë juridike për formimin e një gjykate të tillë ekziston”, tha ajo.

Arifi tha më tej se nuk mjafton vetëm gjykatë e shkallës së parë, për shkak se ky duhet të jetë një proces shumë i gjatë i cili involvon vepra penale shumë të rënda te të cilat mund të shkojë deri në sistemin tri shkallësh dhe në këtë rast vështirë se mund të ndihmon një gjykatë e shkallës së parë kur do duhet që të ketë edhe Gjykatë të Apelit edhe Gjykatë Supreme.

“Kjo sjellë në një situatë kur do duhet të krijohet një sistem i tërë paralel gjyqësor, gjë që prandaj ndonjëherë edhe është hezituar të shkohet me zgjedhjen e një Gjykate Speciale”, deklaroi Arifi.

Sipas saj, në qoftë se punët vazhdojnë kështu siç janë aktualisht, atëherë do duhet të shkohet në një zgjedhje të tillë ekstreme, siç e quajti ajo, krijimin e një sistemi paralel gjyqësor./Telegrafi/