LAJMI I FUNDIT:

BERZH jep 100 milionë euro për rritjen e qasjes në financim të agrobiznesit dhe turizmit në Shqipëri

BERZH jep 100 milionë euro për rritjen e qasjes në financim të agrobiznesit dhe turizmit në Shqipëri
Gjirokastra

Banka e Shqipërisë ka hapur dyert për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe bankës ProCredit, për përdorimin e instrumentit të ndarjes të rrezikut në kuadër të Programit për Mbështetjen e Agrobiznesit dhe Turizmit në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes, BERZH vë në dispozicion një fond prej 100 milionë eurosh për bankën ProCredit për të rritin qasjen në financim për bizneset në sektorin e turizmit, duke adresuar kështu një nga sfidat kryesore për zhvillimin e tyre, ka thënë Banka Shqipërisë në një njoftim për shtyp.


Të pranishëm në ceremoni ishin guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Presidentja e BERZH-it, Odile Renaud-Basso, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe i ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Alexis Hupin.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka financimi i kompanive në fushën e agrobiznesit dhe të turizmit, të cilat, në pjesën dërrmuese janë të organizuara si sipërmarrje të vogla dhe të mesme”, ka thënë Sejko.

“Por, gjithashtu, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për potencialin e madh të këtyre kompanive, si krijues vlere, si promotorë punësimi dhe si burim inovacioni. Të gjithë këta janë ingredientë të rëndësishëm për një recetë të suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë”, ka shtuar guvernatori.

Sejko e konsideron tejet të rëndësishme dhe frytdhënëse ndërmarrjen e programeve të tilla, “të cilat mundësojnë jo vetëm disponibilitet fondesh, por edhe rrisin kapacitetin analizues, vlerësues dhe më tej financues të sektorit bankar. Instrumentet e garancisë dhe të ndarjes së rrezikut lehtësojnë barrën e bankave në terma të rrezikut dhe më tej ndihmojnë në shtrimin e rrugës drejt financimit të qëndrueshëm të këtyre sektorëve.”

Sejko ka sqaruar se BERZH ka vënë në dispozicion një fond deri më 100 milionë euro për financim dhe për lehtësira për ndarjen e rrezikut, të cilat do të mundësojnë një investim shtesë prej 80 milionë eurosh nga institucionet financiare pjesëmarrëse.

“Nga ana e saj, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion deri në 36 milionë euro për të mbështetur këtë program nëpërmjet mbulimit të riskut për humbjet e para në harkun kohor të 3 viteve. Prej fillimi të programit në vitin 2016, më shumë se 6,100 ndërmarrje të vogla e të mesme në fushën e agrobiznesit kanë përfituar kredi në vlerën 70 milionë euro”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Politikë
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare

Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare

Lajme
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Politikë
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme

Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Kalo në kategori