LAJMI I FUNDIT:

Bërtiste brenda aeroplanit, policia amerikane futet brenda për ta arrestuar gruan: Duart lart, askush të mos filmojë

Bërtiste brenda aeroplanit, policia amerikane futet brenda për ta arrestuar gruan: Duart lart, askush të mos filmojë

Pasagjerët janë urdhëruar të qëndrojnë në ulëset e tyre dhe të mbajnë duart në kokë për më shumë se gjysmë ore, gjatë një udhëtimi me aeroplan me aviokompaninië “American Airlines”, e gjithçka ndodhi “pas kërcënimit të sigurisë” brenda fluturakes.

Nga pasagjerët është kërkuar disa herë që të mos filmojnë, e me të zbritur në aeroport, policia u fut brenda aeroplanit 777 dhe arrestoi gruan që vazhdimisht bërtiste, transmeton Telegrafi.


E pavarësisht që vazhdimisht bëhej thirrje që të mos filmohet, një pasagjerët ka arritur të kap momente të kësaj ngjarje që ndodhi gjatë fluturimit dhe ta shpërndajë në rrjete sociale.

Një pasagjer tjetër e ka cilësuar si momentin më të tmerrshëm në jetën e tij, “duke kërkuar detaje dhe sugjeruar që aviokompania të jetë më transparente pasi nuk ka ofruar detaje edhe pas zbritjes së fluturakes në pistë”.

Me të zbritur në Miami, pasagjerët kanë dalë shkallëve emergjente që janë të mbushura me ajër, dhe me autobusë janë dërguar në terminal. Personeli për zbatim të ligjit janë futur në fluturake.

E brenda terminalit pasagjerët janë detyruar të presin derisa autoritetet e sigurisë të miratojnë vazhdimin e rrugëtimit të tyre. Zëdhënësi i aviokompanisë gjithashtu ka refuzuar të jap detaje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori