LAJMI I FUNDIT:

Berkani së shpejti bëhet baba (Video)

Berkani së shpejti bëhet baba (Video)

Ju kujtohet Berkani, këngëtari “hit” i viteve 2000? Ai do të bëhet së shpejti baba.

Vitin e kaluar aktori dhe këngëtari maqedonas është lidhur në martesë dhe shumë shpejt gruaja e tij do të sjellë në jetë vajzën e tyre të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari një intervistë me Skype, për moderatoren Fatma Methasani.


“Vajza do të jetë arsyeja, morali, dhe një armë që me të vërtetë do të më shtojë krijimtarinë.”, ka thënë plot emocion këngëtari i cili ka pohuar se është i çmendur pas vajzave.

Këngëtari ka thënë se shumë shpejt publiku shqiptar do të ketë edhe një projekt të ri muzikor, por nuk ka dhënë një afat të caktuar kohe.