Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se OPEC dhe berza janë përgjegjëse për ngritjen e çmimeve, e jo ata. Ndërsa për akcizën ka thënë nuk duhet të hiqet, pasi kjo e mbush buxhetin e Kosovës për 35 për qind.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë se asnjëherë, asnjëra nga qeveritë e Kosovës, nuk kishte kërkuar që të largohej akciza në derivatet e naftës.
“Akciza e derivateve të naftës e ka mbushur buxhetin e Republikës së Kosovës për 35 për qind nga ky sektor”, ka thënë ai.
Berjani ka folur në lidhje me ngritjen e sërishme të çmimit të derivateve të naftës, ku sipas tij, Shoqata e Naftëtarëve nuk janë përgjegjës për këtë ngritje të çmimit, por ky i fundit diktohet nga berza dhe organizata prodhuese OPEC.
Tutje ai ka thënë se çmimi nuk është i përcaktuar brenda Kosovës, por nga berza.
Berjani ka thënë se është i vetëdijshëm për kushtet në të cilat gjenden qytetarët e Kosovës, dhe çmimi i derivateve të naftës në Kosovë është i lartë.
“1.79 centë nafta, ndërsa 1.77 benzina, këto janë çmimet aktuale plus minus dhe berza e përcakton çmimin. Por në krahasim me Shqipërinë, ne jemi me të lirë për rreth 0.40 centë”, ka thënë Berjani, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, raporton Portali D.
Ai ka treguar edhe për çmimin e blerjes së naftës me shumicë, ku ka thënë se ka fakte të mbështetura në dokumentacion, se një litër naftë kushton 1.75 centë, ndërsa në tregun me pakicë po shitet 1.79 centë.
Sipas Berjanit, çmimi i lartë në disa pompa të derivateve për të është shumë e mirë, pasi Kosova është shteti me më së shumti pompa të derivateve edhe qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin, pasi çmimi është i ndryshëm nga pompa në pompë.
Ndryshem Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njoftoi të mërkurën se është duke punuar për të nxjerrë një vendim të ri i cili rregullon çmimet e naftës, e në këtë mënyrë mbron konsumatorët e konkurrencën sipas ligjit.
Sipas ministrisë, ligji i ri parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.
“MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërsa, Emanuel Bajra, analist dhe ekspert financiar që punon e jeton në Londër, në emisionin “Përballje” me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu,ka treguar se pse po ndodh rritja e çmimeve të konsumit ditor dhe derivateve në Kosovë dhe në tregun global.
Eksperti i tregjeve ndërkombëtare thotë se janë shumë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve në mbarë botën.
Ai thotë se pavarësisht që vëmendja është te lufta në Ukrainë apo përçarja në Bashkimin Evropian, ka edhe faktorë tjerë te rritja e çmimit të naftës.
“Fillimi i krizës është te viti 2007 kur vendet e G-20 vendosën të shtypin një sasi të madhe të parave pasi bankat ishin të bankrotuara. Nga ajo kohë pati një fryrje artificiale të aseteve që investitorët blejnë. Shembull nëse një person në vitin 2008 ka poseduar asete në vlerë prej 200 dollarëve, asetet e të njëjtit një vit më vonë janë rritur në vlerë 100%”.
Eksperti thotë se pas kësaj situate u krijua një pabarazi e madhe mes ekonomive globale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

Aliu: Autostrada e Gjilanit po bëhet

CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Coca-Cola me inovacion të ri, prezanton tapat e pandashme të shisheve për ta lehtësuar riciklimin

Kujdesu për familjen në kohë krize – porosit nga diaspora harxhin për familjen në Kosovë

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër