Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, qytetarët e Kosovës, aktualisht po furnizohen me çmimet më të ulëta të derivateve të naftës në regjion, përveç Maqedonisë e cila e ka 20 centë më lirë.
Sipas Shoqatës së Naftëtarëve, çmimet e derivateve janë ulur që dy javë dhe se do të qëndrojnë edhe një kohë kështu, për shkak të situatës.
Krahas kësaj, këta të fundit, thonë për KosovaPress, se 80 për qind e punëtorëve të sektorit të naftës, kanë mbetur pa punë, andaj kërkojnë mbështetje nga qeveria.
Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se për shkak të përhapjes së Coronavirusit, ka rënie të mëdha në derivate, duke e bërë kështu që Kosova t’i ketë çmimet më të ulëta në regjion, pas shtetit të Maqedonisë së Veriut.
I pari i naftëtarëve theksoi se çmimi për naftë ka rënë në 0.89 cent, kurse benzina 0.86 cent. Sipas tij, këto çmime janë konstante që 2-3 javë.
“Dihet se gjithmonë çmimet i përcakton Bursë dhe organizata prodhuese OPEC, po njëherësh ka ndikuar edhe ky virus, i cili e ka kapluar tërë botën, sot çmimet në Kosovë sillen, çmimi dizell 89 cent ndërsa benzina 86 cent, qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonia që e ka 20 centë më të lirë. Këto çmime janë konstante që 2-3 javë qytetarët janë duke u furnizuar përafërsisht me të njëjtin çmim, sot ka rritje me çmim me shumicë, kurse me pakicë nuk ka rritje, kështu që të gjithë naftëtarët nuk janë duke luajtur me çmime për hire të situatës, po mundohemi të mbajmë një çmim konstantë për hire të qytetarëve që të furnizohen me një çmim, çfarë është më i liri”, u shpreh Berjani.
Berjani shprehet i shqetësuar për faktin se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, ku me këtë rast 80 për qind e punëtorëve kanë mbetur pa punë.
Ai thotë se kanë kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë naftëtarëve, të tejkalojnë këtë krizë.
Gjithashtu, ai i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë shembull shtetet tjera dhe t’i përkrah bizneset, e sidomos ato të vogla dhe mesme.
“Naftëtarët janë duke punuar 2 deri 5% kapacitet, nuk ka punë sektori i naftës është në rënie totale. Ne kemi kërkuar nga Ministria e Financave, që të ndahen mjete për paga sepse mbi 80 për qind të gjithë punëtorët në sektorin e naftës, janë të liruar nga puna, kështu që të gjithë së b ashku të bëhemi ta kalojmë këtë virus, këtë krizë dhe pagat gjithsesi duhet të paguhen por kërkesa jonë ka qenë të jetë paga, siç janë në administrata tatimore, por sa do ku do ketë emergjencën e parë edhe me këtë pajtohemi 170 euro, për momentin, ndërsa në pakon e dytë do të kërkojmë që pagat të rriten. Unë mendoj që qeveria e Kosovës duhet ta kopjojë, shembull pe marrë Zvicrën, ku bizneseve të vogla dhe të mesme qarkullimin të cilët e kanë deri 50% ju jep kredi afatgjate, ndërsa kompanive të mëdha 15% edhe te ne ish kanë e mirë që të këqyret diçka, të shtyhen këto procese, të bëhemi bashke dhe besoj që do të ja dalim”, deklaroi Berjani.
Derisa në çmimet e derivateve ka rënie, qytetarët janë ankuar për rritje të çmimeve në produktet ushqimore dhe në produktet farmaceutike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City