LAJMI I FUNDIT:

Berisha trondit Shqipërinë, vendosi pas Evropianit për Kosovën

Berisha trondit Shqipërinë, vendosi pas Evropianit për Kosovën

Portieri i kombëtares shqiptare, një ndër lojtarët më të rëndësishëm për kuqezinjtë, Etrit Berisha, pas Euro 2016 mund të zgjedhë të luajë për Kosovën, duke kaluar te kombëtarja tjetër shqiptare që sapo është njohur zyrtarisht nga FIFA.

Duke folur nga Austria, ku po përgatitet Shqipëria në prag të Evropianit, Etrit Berisha lëshon një deklaratë që do të ngjallë debate të shumta.


“Ka qenë nder për mua që të përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Tani që është bërë kjo ndarje, nuk ndjehem në maksimum, pasi edhe po shkova te Kosova, ose të rri të Shqipëria, për mua do të jetë një lloj zhgënjimi apo nuk do të ndjehem edhe aq mirë”.

“Kjo është një situatë e vështirë për mua. Kam qenë më parë me Kosovën, pastaj me Shqipërinë. Për mua më e mira është që të mund t’i përfaqësoj të dyja. Mendoj që vendimet për këtë do t’i marr, apo do t’i marrim, pas kampionatit”, deklaroi portieri aktual i Lazios në Serinë A italiane.

Gjithsesi, Berisha lë mënjanë çdo diskutim, për shkak të Evropianit: “Jam i përqendruar te kombëtarja dhe ajo që dua të bëj në Evropian është të kënaqem dhe të shijoj të gjitha ndeshjet. Dua të paraqitem sa më mirë, nuk më shqetësojnë edhe aq shumë gjërat e tjera sa kualifikimi i Shqipërisë. Për të ardhmen do ta mendoj pas Kampionatit Evropian. Është e vërtetë që kam pasur shqetësime me tendinat anësore të gjurit në muajt e fundit. Por tani ndjehem shumë më mirë dhe nuk do të ketë probleme gjatë aktivitetit”.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori