Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” me gazetarin Lulzim Ahmeti në Telegrafi.com, ka folur për efektet e taksës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në tre mujorin e vendosjes.

Ai ka treguar se taksa 100 për qind ka ulur në masë të madhe importin e mallrave nga këto dy vende fqinje.

“Nëse i marrim të dhënat e 100 ditëve, vërejmë se kemi pasur 120 milionë euro më pak vlerë të importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në drejtim të Kosovës. Dominon Serbia me mbi 100 milionë euro nga Serbia dhe pjesa tjetër është nga Bosnja. Gjatë kësaj periudhe ka vlera të vogla të importeve, nëse i krahasojmë që mbi 100 milionë euro nga Serbia, është prapë më e vogël”, ka thënë drejtori Bahri Berisha.

Bizneset sipas tij, kanë filluar që t’i zëvendësojnë produktet nga Serbia me produktet nga Shqipëria, Maqedonia por edhe vende të tjera, siç është rasti i Kanadasë që importohen sasi të konsiderueshme të grurit për në Kosovës.

Qytetarët flasin për Telegrafin: Taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të largohet (Video) Qytetarët flasin për Telegrafin: Taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të largohet (Video)

Dogana e Kosovës ka thënë, drejtori Berisha ka marr masa që të mos këtë kontrabandë të mallrave edhe pse kjo vazhdon të jetë ende sfide.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, gjatë intervistës për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com.

“Kemi marr masa ndërmjet dy vendeve, pra janë duke u marr masa mbrojtëse. Sa i përket çështjes së kontrabandës, nuk ka rritje enorme të saj. Janë disa mallra që shfrytëzojnë pjesën malore, të cilat janë produkte të dyqaneve të vogla. Ka bashkëpunim dhe nga këtu kemi reduktim të kontrabandës. Vetëm në muajin janar janë zbuluar 70 raste, nga këto janë 5 mauna. Qytetarët po ndihmojnë në deklarimin e kontrabandës”, ka treguar ai.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në intervistën për emisionin “EKONOMI” ka folur edhe për informalitetin, inkasimin e të hyrat buxhetore si dhe hapjen e Zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Ai ka treguar se Dogana nga 1 janari e deri më 21 shkurt ka grumbulluar 7 për qind më shumë të hyra sesa periudha e njëjtë e vitit 2018.

Fillimisht Qeveria e Kosovës kishte vendos taksë 10 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës më 6 nëntor, kurse më 21 nëntor taksën e ngrit në 100 për qind. /Telegrafi/