LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët flasin për Telegrafin: Taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të largohet (Video)

Qytetarët flasin për Telegrafin: Taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të largohet (Video)

Sot bëhen tre muaj kur Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që të vendoset tarifa doganore prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas të dhënave të fundit të Doganës së Kosovës, humbjet e importeve nga Serbia janë mbi 100 milionë euro.

Qytetarët vendosjen e kësaj takse e konsiderojnë mjaftë të qëllimshme dhe nuk duhet të shfuqizohet pasi që ka rritur vetëdijen për konsumin e produkteve vendore.

Qytetari Sadik Shala, thotë se vendosja e taksës është e qëlluar dhe ka pasur efekt. Sipas tij, vendosja e taksës ka rritur furnizimin me prodhime vendore.

“Vendosjen e taksës e vlerësoj si një gjë shumë të qëlluar, e cila do të na sjell vlera dhe rezultate në bisedime që do të jenë [Kosovë-Serbi]. Ka pasur efekt, sepse tash furnizohemi me prodhime vendore. Kjo varet nga Serbia, nëse ata e njohin shtetin e Kosovës, atëherë ia vlen që edhe taksa të hiqet”, thotë Shala.

Taksa 100% 'ndali' importet e Serbisë në Kosovë
Lexo po ashtu Taksa 100% 'ndali' importet e Serbisë në Kosovë

Ndërsa, qytetari Ramadan Ahmeti, thotë se kjo taksë është dashur të vendoset më herët.

“Për taksën është dashur të vendoset qysh më herët dhe nuk ka mundësi të largohet. Ka pasur efekt pozitiv e jo negativ. Kjo nuk duhet të largohet. I kisha preferuar Kryeministrit dhe hallall i qoftë, 10 mijë euro ia kisha bërë pagën që ka punuar për popull dhe për Kosovë”, tha Ahmeti.

Për qytetarin, Gjon Hili vendosja e taksës i jep nxitje më të madhe produkteve vendore.

Bizneset kërkojnë nga Qeveria që të mos hiqet taksa 100%
Lexo po ashtu Bizneset kërkojnë nga Qeveria që të mos hiqet taksa 100%

“Vendosja e taksës, mendoj se është një gjë shumë pozitive për Kosovën dhe për produktet vendore, sepse i jep një nxitje dhe një rritje më të madhe të produkteve. Taksa ka pasur efekt. Unë personalisht konsumoj produkte të Kosovës, mundohem që të mos konsumoj produkte të cilat vijnë nga shteti i Serbisë. Nuk mendoj që të largohet taksa, mendoj se duhet të qëndroj pasi që po krijon një efekt siç e thash më lartë”, tha qytetari Hili.

Ndryshe, më 21 nëntor 2018 Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që të vendosen masa mbrojtëse për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Por, vendosja e taksës ka ngjallur reagimin e zyrtarëve të SHBA-së dhe BE-së, të cilët po kërkojnë që kjo taksë të hiqet.

Të paktën deri më tani, Qeveria e Kosovës nuk është zmbrapsur nga vendimi, i cili vazhdon të mbetet në fuqi. /Telegrafi/