Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas padisë kryeministrit Edi Rama kundër Ramush Haradinajt, duke thënë se është urdhëruar nga Beogradi dhe është akti më i fundit në serine e akteve të tradhtisë kombëtare që ka ndërmarrë Rama ndaj Kosovës së pavarur.
Berisha më tej shkruan se çdo orë që kalon duke e mbajtur Ramën, të cilin e quan tradhtar është një poshtërim i madh për çdo shqiptar, Shqipërinë dhe Kosovën.
Lexoni të plotë postimin e Berishës në Facebook:
“Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhtari padit me urdhër të padronit te tij kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj!
Miq, bir xhelati, tradhtar i urryer për mbare kombin për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar, armik i egër dhe urrejtës i papërmbajtur i qenies kombëtare shqiptare, monstra qe është vërsulur si lopë e çmendur t’i shkatërrojë kombit çdo arritje te tij, Kosovën e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit evropian, t’ju vrase shqiptareve shpresën dhe te spastroje etnikisht Shqipërinë , dorëzoi sot ne Prishtinë padinë kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj.
Edvin Kristaq Tradhtari mori këtë hap qe turpëron vet turpin njerëzor me urdhër te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne një akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdhëruar nga Beogradi është akti me i fundit ne serine e akteve te tradhtisë kombëtare qe ka ndërmarrë Edvin Kristaq Tradhtari ndaj Kosovës se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thikën pas shpine Kosovës me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndërmori nga Tirana, me gjuhe rrugaçi kundër z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftës se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!
Po sot, qe shqiptaret kudo qe janë, përveç Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u përulen me nderimin me te thelle para viktimave te gjenocidit serb ne Raçak, Vuçiç, për te zhurmuar mesazhin për drejtësi te viktimave te barbarisë serbe ne Raçak, urdhëroi Edvin Kristaq Tradhtarin qe me urgjence te dorëzonte dhe njoftonte padinë e turpit dhe tradhtisë kombëtare ne Prishtine kundër kryeministrit te Kosovës!
Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur këtë tradhtar ne krye te narkoqeverise është një poshtërim i madh për çdo shqiptar qe e ndjenë veten te tille, për Shqipërinë dhe Kosovën”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Paga mesatare neto në muajin shkurt ka qenë 39.276 denarë
Kurti në Berlin takon politikanë e deputetë gjermanë, i falënderon për mbështetjen anëtarësimit të Kosovës në KiE
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën