LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i reagon Ramës: Padia është plotësisht e pabazuar, sipas ligjit do të përgjigjem në afatet e përcaktuara ligjore

Haradinaj i reagon Ramës: Padia është plotësisht e pabazuar, sipas ligjit do të përgjigjem në afatet e përcaktuara ligjore

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kryeminstri i Shqipërisë, të merkurën ka dorëzuar padi ndaj Haradinajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzat rreth shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se do ta përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!


“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore”, ka thënë Haradinaj.

Rama padit Ramush Haradinajn lidhur me akuzat rreth shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu Rama padit Ramush Haradinajn lidhur me akuzat rreth shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri në detyrë, konsideron se, padia e Ramës është e pabazuar.

“Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve dhe për të cilën kërkon kompensim të dëmit.

Në këtë padi, përmenden disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë, e ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori