LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Presim përgjigje pozitive për vizat, alternativat tjera jashtë BE-së janë vetëvrasëse për ne (Video)

Berisha: Presim përgjigje pozitive për vizat, alternativat tjera jashtë BE-së janë vetëvrasëse për ne (Video)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha në një intervistë për Telegrafin me gazetaren Jehona Hulaj, ka folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave, anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe çështje të tjera të politikës së jashtme.

Berisha ka thënë se qëndrimi i tij dhe i subjektit që i takon AAK-së, për çështjen e vizave është i njëjtë me të gjithë.


Ai mendon se Bashkimi Evropian duhet t’i japë përgjigje pozitive Kosovës dhe qytetarëve të saj për lëvizje të lirë.

“Qëndrimi i jonë dhe i partisë është si i gjithë Kosovës, pas përmbushjes së kritereve të vëna nga BE-ja ne presim një përgjigje pozitive prej institucioneve evropiane. Meqenëse ka kaluar në Parlamentin Evropian dhe tash në fazën tjetër të Këshillit, shpresojmë që ky proces të mbyllet”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Duke folur rreth qëndrimeve që mund të kenë disa shtete evropiane sa i përket vizave, dhe skepticizmit të tyre për këtë proces, zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha tha se ky është skepticizëm i panevojshëm.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha gjatë intervistës në Telegrafi.com

“Skepticizëm i panevojshëm sepse lëvizjet e mëdha janë kryer në vitet e mëparshme, nuk mendoj që është diçka tepër shqetësuese”, tha Berisha.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk duhet fajësuar në rast se nuk ndodh liberalizimi i vizave.

“BE është një shtëpi dhe është në të drejtën e saj të lejojë të tjerët të vijnë mysafir apo jo, dhe ne nuk mund ta fajësojmë dikë pse nuk na pranon si mysafir.
Po besojmë që procesi do të shkojë mirë…Ne nuk kemi ndonjë alternativë tjetër përveç BE-së dhe çdo alternativë tjetër është vetëvrasëse për ne”, u shpreh Berisha.

Berisha ka folur edhe për procesin e njohjeve për shtetësinë e Kosovës, ku ka theksuar se ky proces është lënë anash shkaku i çështjes së liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Interpol dhe fazës finale të dialogut me Serbinë.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Berisha ka theksuar se sesioni i kësaj organizate do të mbahet më 20 nëntor të këtij viti, dhe se janë duke u bërë përgatitjet e duhura që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori