LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Policia në shumë raste shfajëson dhunuesit e femrave (Video)

Berisha: Policia në shumë raste shfajëson dhunuesit e femrave (Video)

Adelina Berisha nga Rrjeti  i Grave të Kosovës ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka shfaqur profesionalizëm në rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se njësia për dhunë në familje më përpara mundohen me arsyetua veprën e dhunës në familje.


“Nga monitorimet tona kemi vërejtur, se edhe policët që ndjekin trajnime kundër dhunës në familje më përpara tentojnë me e fajësuar viktimën se me arrestua apo fajsua dhunuesin. Shpesh policet i pyesin gratë: Çka ke bërë që të ka rrahur burri, me siguri e ke lypë që të ka rrahë burri”.

Hulumtuesja nga Rrjeti  i Grave të Kosovës ka thënë se edhe policisë, prokurorët, gjyqtarët  edhe punëtorëve social u mungon aspekti human i trajtimit të viktimave të dhunës.

Sipas Berishës, te rastet që kanë të bëjnë me vjedhje apo krime të tjera, hetimet shkojnë deri në fund dhe përfundojnë me aktgjykim të plotë ndërsa kur janë në pyetje rastet e dhunës ndaj grave, ato ose nuk përfundojnë ose ka vendime qesharake.

“Sipas arkivave të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e kemi parë se rastet e burrave që kanë të bëjnë me vjedhje ose krime të ndryshme, gjithmonë përfundojnë me gjykim përfundimtar, ndërsa te përdhunimet ose procesi ndalet në gjysmë për mungesë provash, ose dënimi është me gjobë dhe qesharak”, deklaroi ndër të tjera Adelina Berisha./Telegrafi/