LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Ministri Ahmetaj la 80 mijë euro në kazino

Berisha: Ministri Ahmetaj la 80 mijë euro në kazino

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka akuzuar ministrin e Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, se ka lënë 80 mijë euro në një kazino në Greqi.

Berisha shkruan në Facebook se Ahmetaj ka dërguar urgjent shoferin e tij në doganën e Bilishtit për të marrë shumën në fjalë, në mënyrë sipas tij, që të mos mbahej peng. Berisha citon një emigrant shqiptar në Greqi, i cili sipas tij e ka informuar për këtë rast, duke thënë se Ahmetaj kishte marrë dhomën më të shtrenjtë në njërin prej hoteleve më të famshme në Greqi.


Reagimi i plotë Berishës:

Emigranti dixhital informon:

Arben Ahmetaj alias Tom Cruise po pushon ne Kaklidiki ne hotelin me te shtrenjte.

Ministri Ahmetaj la ne një natë, në Kazinon e Hotelit, 80 mije euro.

Ministri Ahmetaj dërgoi urgjent shoferin ne doganën e Bilishtit për të marrë nga hajdutet e tij aty edhe 80 mije euro qe te paguante dhe te mos e mbanin peng! sb

“Pershendetje Doktor Berisha jam nje puntor shqiptar qe punoj ketu ne nje Hotel ne Kalkidiki te Greqise Ketu ne hotel me 5 yje po kalon pushimet ministri arben ahmetaj, shoke te mij te punes e kane pare ate ne kazinon e Hotelit Porto Karra .Eshte hoteli me famoz atje. Ka marre dhomen me te shtrenjte.

Ministri brenda nje nate atje ka lene 80 mije euro. Edhe ka cuar shoferin e tij ne doganen e Bilishtit po ate nate te marre 80 mije euro te tjera se rrezikonte ta mirrnin peng po te mos dorzonte parat!”

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori