Berisha, më i mirë i javës së dytë në Ligën Ballkanike

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi në faqen e tyre zyrtare dhe ne po ua përcjellim komunikatën e tyre.
“Pas javës së kaluar ku lojtari ynë Blerim Mazreku u shpall lojtari i javës, snajperi i Sigal Prishitnës, Dardan Berisha është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së dytë të ligës ballkanike, sipas Eurobasketit.
Berisha, që ka shkëlqyer në fitoren e Sigal Prishtinës mbrëmë ndaj Mornarit në Tivar të Malit të Zi, ka shënuar 41 pikë në fitoren e dytë me radhë të bardhekaltërve në Grupin B të BIBL.
Travis Bureau i Craiovas ka arritur ta zë vendin e dytë, derisa Calvin Neëell Jr i Mornarit është renditur në pozitën e tretë të TOP 10-shes së përzgjedhur nga Eurobasket.
Prej lojtarëve tjerë të ekipeve kosovare në BIBL, vetëm edhe qendra boshnjake, Edin Bavcic, ka arritur të futet në TOP 10 duke e zënë pozitën e shtatë”. /Telegrafi/






















































