"Atmosfera në klub është e mrekullueshme, mund të jetë një nga atmosferat më të mira te një skuadër qe kam luajtur ndonjëherë. Jemi të përgatitur mirë, edhe pse kemi luajtur shtatë ndeshje brenda javës së kaluar”, ka thënë fillimisht Berisha për faqen zyrtare të klubit në Facebook.

“Dy ndeshjet e fundit ndaj Rilskit, do t’i takojnë të kaluarës, pasi tani do të luajmë në finale, kështu që është histori krejtësisht e ndryshme, lojë të ndryshme dhe rezultatet e kaluara nuk llogariten”.


“Unë besoj se me lojën tonë dhe palestrën e mbushur me tifozë të cilët na kanë premtuar atmosferë fantastike, do të kërkojmë fitoren. Ekipi jonë këtë vit po luan basketboll të mirë, edhe pse sezonin e kaluar ne gjithashtu kishim një skuadër të madhe. Megjithatë ne ishim pa fat në gjysmë-finale, të edicionit të kaluar për shkak të shumë lëndimeve”.

“Të martën do të futemi plotësisht të përgatitur dhe do të japim 150% nga vetja. Ky është premtim që i kemi dhënë njëri tjetrit. Jam krenar që jam pjesë e familjes së Prishtinës", përfundoi Berisha. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app