LAJMI I FUNDIT:

Bëri tejkalim në vijë të plotë, i konfiskohet patentë shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 150 euro

Bëri tejkalim në vijë të plotë, i konfiskohet patentë shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 150 euro

Policia e Kosovës po vazhdon me ndëshkimin e të gjithë shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.

Policia ka njoftuar se ka gjobitur me 150 euro dhe konfiskim për tre muaj të patent shoferit, një shofer i cili kishte bërë tejkalim në vijë të plotë.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Klinë.


“Pas pranimit të pamjeve për një kundërvajtje në magjistralen Gjakovë-Klinë, zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë-Gjakovë, drejtueses së automjetit i shqiptojnë gjobë për tejkalim në vijë të plotë.

Gjoba e shqiptuar bazuar në Ligjin 05/L-088, Neni 72, Paragrafi 2, parasheh dy pikë negative, tre muaj konfiskim i patentë shoferit dhe 150€ gjobë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/