Arsenali e ka rinisur me humbje ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium me rezultat 3-0, humbje që ka zvogëluar gjasat për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Mikel Arteta nuk arriti ta befasojë mësuesin e tij Pep Guardiolan dhe për këtë fajtori kryesor është David Luiz.

Mbrojtësi brazilian shkatërroi ndeshjen e Arsenalit teksa bëri një gafë të rëndë në rastin e golit të parë, ndërsa në pjesën e dytë shkaktoi penalltinë që solli golin e 2-0 dhe u ndëshkua me karton të kuq.

David Luiz te Arsenal (Foto: Peter Powell/Pool via Getty Images)

Gjithsesi këto gabime të David Luiz nuk ndryshojnë mendimin e Mikel Artetas për të.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me kontratën e tij, por mendoj se David Luiz do të qëndrojë me ne”.

“Nëse nuk do të dëmtohej Mari nuk do të fusja në fushë”.

David Luiz (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

“Gjithsesi vlerësoj faktin që ai na kërkoi falje në dhomat e zhveshjes, opinioni im për David Luiz nuk ndryshon pas kësaj paraqitjeje”, ka thënë Arteta. /Telegrafi/