LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Gazmend Muhaxheri pak u ngut, për kryetarin vendosin forumet e partisë

Beqiri: Gazmend Muhaxheri pak u ngut, për kryetarin vendosin forumet e partisë

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri në një konferencë për media ka folur për një mori çështjesh, duke përfshirë paralajmërimin për mocionin e rrëzimit të Qeverisë, nevojën për zgjedhje nacionale, zgjedhjet brenda LDK-së, pastaj kthimin e kryetarit Isa Mustafa nga Gjermania etj.

Në mbledhjen e rregullt javore të LDK-së, Beqiri fillimisht ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të kryetarit Isa Mustafa, i cili për tre muaj gjendej në shërim në Gjermani.

Beqiri tha se kthimi i Mustafës është lajm i mirë për LDK-në, familjen e tij dhe të gjithë Kosovën. Sipas Beqirit me prezencën e kryetarit edhe mundësitë për veprim të LDK-së janë më të mira, ndërkohë që ka vlerësuar punën e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Beqiri tha se në LDK nuk kanë biseduar për zgjedhje brenda partisë, ndërkohë që tha se zgjedhje do të ketë në vitin e ardhshëm.

“Në LDK nuk ka kurrfarë përgatitje për zgjedhje partiake, sepse ne në vitin e ardhshëm i kemi zgjedhjet e rregullta që fillon nga 1 janari deri 31 dhjetor 2019. Prioritet i LDK-së për këtë vit janë përgatitjet për zgjedhje të reja nacionale sa më shpejt që është e mundur”, tha Beqiri.

Siç njofton KP, ai ka përsëritur se kjo është qeveri e pakicës e themeluar me vështirësi dhe siç tha Beqiri e dobësuar dhe me një mori dështimesh.

Sipas Beqirit edhe Kuvendi është jo funksional, pasi çdo ligj varet nga opozita e që siç tha Beqiri nuk do të ishte normale për një koalicion qeveritar.

Sekretari Beqiri tha se sjellja e LDK-së ndaj zhvillimeve në vend ka qenë gjithnjë konstruktive dhe për këtë ai ka përmendur votimin e Demarkacionit, duke thënë se këto vota i kanë dhënë për qytetarët dhe për faktin se është e njëjta marrëveshje e vitit 2015, sado që dikush e thotë të kundërtën.

Beqiri në konferencë ka folur për ofertën që LDK ka bërë për të gjitha partitë për një datë të zgjedhjeve, por edhe për paralajmërimet për mocionin për ta rrëzuar Qeverinë.

“Angazhimi ynë është që në një datë të ardhshme, sot s’po e them datën të përgatitemi që të bëjmë një mocion për rrëzimin e qeverisë, por që të dyja rastet e para dhe e dyta duhet të bëhet me një koordinim me spektrin opozitar dhe me të tjerët, me të gjithë ata që kanë vullnet për të shkuar në zgjedhje”, tha Beqiri.

Ai ka përsëritur se LDK do të bëhet pjesë e votimeve të të gjitha atyre ligjeve që janë në interes publik, ndërsa kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit.

Çdo tentim të bëhet diçka jashtë kësaj, sipas sekretarit të LDK-së është e papranueshme dhe nuk pranojnë asnjë shantazh nga Lista Serbe që kanë paralajmëruar për formimin e një asociacioni.

Beqiri në konferencë ka folur edhe për kandidaturën për kryetar të LDK-së, që kryetari aktual i Pejës ka paralajmëruar.

Beqiri tha se secili në LDK ka të drejtë të kandidojë se dhe ka shumë njerëz meritorë në LDK për këtë post, por që tha se në fund vendosin forumet e partisë.

“E dini që ka aspirantë kjo tregon që kemi shumë njerëz që nesër mund t’i shohim në Qeveri, por është shumë e qartë që secili që pretendon duhet ta marr pëlqimin e forumeve sepse kjo tekefundit nuk është vetëm dëshirë…ndoshta e ka thënë pak herët por s’ka lidhje. Nesër mund të del edhe dikush tjetër, por është e rëndësishme kush merr vendim”, tha Beqiri.

Sekretari Beqiri ka folur edhe në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij nuk mund të bëhet pa përkrahjen edhe të miqve ndërkombëtarë e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministria e Financave: Skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese

Ministria e Financave: Skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese

Sociale
​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Lajme
​Telefonatat anonime nga serbët, Kamberi: Popullata nuk bie pre e ndikimeve

​Telefonatat anonime nga serbët, Kamberi: Popullata nuk bie pre e ndikimeve

Lajme
Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Shëndetësi
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori