LAJMI I FUNDIT:

Beqaria është gjë e mirë dhe i forcon lidhjet sociale te dy gjinitë

Beqaria është gjë e mirë dhe i forcon lidhjet sociale te dy gjinitë

Duket se nëse jeni beqar/e, ju mbani lidhje më të forta sociale të cilat iu ndihmojnë tjerëve.

Martesa mund t’i dëmtojë lidhjet sociale të njerëzve, dhe nuk është gjithmonë gjëja e mirë me fund të lumtur siç e shohim të gjithë.


Një studim i kryer kohëve të fundit, i publikuar në ‘Journal of Social and Personal Relationships’ ka zbuluar se individët beqarë janë më të prirë t’i mbajnë kontaktet, të japin ndihmë dhe të kenë ndihmesa nga prindërit, vëllezërit e motrat, fqinjët dhe miqtë.

Studimi ka zbuluar se beqaria i forcon lidhjet sociale të dy gjinive.

Pra, këto hulumtime i mbështesin edhe hulumtimet e mëhershme të cilat kishin sugjeruar se të martuarit jo domosdoshmërish janë më të lumtur apo më të shëndetshëm sesa beqarët. /Telegrafi/