LAJMI I FUNDIT:

Beqarët kërkojnë biseda të thella e domethënëse nga një lidhje e re

Beqarët kërkojnë biseda të thella e domethënëse nga një lidhje e re

Çfarë kërkoni nga një partner? Duar të mëdha? Trup joshës? Shkollim të mirë?

Epo, sipas një anketimi të ri me 2,000 persona beqarë, trajta më e rëndësishme  që beqarët e kërkojnë nga një lidhje potenciale janë bisedat domethënëse, transmeton Telegrafi.


Po pra, duket se të gjithë jemi më të ‘thellë’ sesa që e kemi menduar.

Ndonëse koha moderne mund të na ketë bërë të besojmë se bicepsët e mëdhenj dhe vithet si të Kim Kardashianit janë mënyra më e shpejtë për ta gjetur dashurinë, e vërteta qëndron se çdo njeri është thjesht duke kërkuar të bëjë biseda të mira e domethënëse.

Anketimi ka zbuluar se komunikimi i mirë vlerësohet më shumë sesa joshja fizike, ku 58% e pjesëmarrësve kishin thënë se problemet drejtshkrimore janë më të këqija sesa seksi i keq.

Sa i përket fazave fillestare të lidhjes, bisedat janë tejet kruciale, pasi 60% e pjesëmarrësve kanë thënë se është plotësisht e mundshme të dashurohen vetëm përmes një bisede.

Plus, 87% tjerë kanë thënë se dikush iu duket atraktiv pas një bisede të mirë.

Pra, nëse bisedat janë të rëndësishme, normalisht se tani duhet t’i zgjedhni disa tema më të mira për t’i diskutuar.

Anketimi gjithashtu ka zbuluar se edhe ideologjitë politike janë tejet të rëndësishme gjatë bisedave të para, ku 59% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se nuk do ta fillonin një bisedë me dikë që profili i tij/saj promovon mendim të kundërt politik krahas tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori