LAJMI I FUNDIT:

Bentley fillon kërkimin agresiv për ‘inxhinierë të jashtëzakonshëm’ për të përshpejtuar tranzicionin elektrik

Bentley fillon kërkimin agresiv për ‘inxhinierë të jashtëzakonshëm’ për të përshpejtuar tranzicionin elektrik

Inxhinierët që duan të punojnë në sektorin e automobilave mund të dëshirojnë “t’i hedhin një sy Bentley-t” pasi prodhuesi i makinave sapo ka shpallur dhjetëra vende të reja të lira pune.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këto vende pune janë pozicione krejtësisht të reja të krijuara për të ndihmuar markën super-luksoze që të bëjë kalimin në njësitë elektrike, gjatë viteve të ardhshme.


Bentley është angazhuar për diçka që e quan plani “Five-in-Five”, ku do të ndërtojë një model të ri elektrik çdo vit nga 2025 deri në 2030.

Kompania shpreson që përpjekja do ta lejojë atë të bëhet neutrale ndaj karbonit deri në afatin e vitit 2030.

Secili prej këtyre synimeve është pjesë e një strategjie më të madhe të quajtur “Përtej 100”.

Viti 2019 ishte 100 vjetori i kompanisë britanike të makinave dhe ky plan i ri fokusohet në shekullin e ardhshëm.

Për të arritur ato qëllime të larta, Bentley e di se ka nevojë për inxhinierë të rinj dhe kështu tanimë ka “shpallur thirrjen”.

Përafërsisht gjysma e vendeve të lira janë vende pune që lidhen me kompetencat elektrike.

Pozicione të tjera lidhen ndër tjerash me inxhinierinë UX/UI, inxhinierinë e shasisë dhe menaxhimin e dizajnit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Ford do të bëjë një SUV elektrik me tre rreshta që do të ketë një rreze prej 563 kilometrave, pritet të vijë në vitin 2025

Ford do të bëjë një SUV elektrik me tre rreshta që do të ketë një rreze prej 563 kilometrave, pritet të vijë në vitin 2025

Auto
Mercedes-Benz W113 SL me version elektrik, kushton mbi 346 mijë euro

Mercedes-Benz W113 SL me version elektrik, kushton mbi 346 mijë euro

Auto
Tesla Model Y apo Lamborghini Urus?

Tesla Model Y apo Lamborghini Urus?

Auto
Kalo në kategori