LAJMI I FUNDIT:

Benjamin Kololli dyfishon epërsinë ndaj Maltës me një gol të bukur me parabolë

Benjamin Kololli dyfishon epërsinë ndaj Maltës me një gol të bukur me parabolë

Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve.

Është mbrojtësi i majtë, Benjamin Kololli, i cili ka shënuar një gol të bukur me parabolë për 0-2.


Goli i Kolollit erdhi në minutën e 70-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua pas një aksioni të mirë me Milot Rashicën.

Në anën tjetër, goli i 0-1 erdhi në minutën e 15-të nga Vedat Muriqi. /Telegrafi/