Benitez e dëshiron Alonson te Interi

Interi është duke u lidhur me një ofertë për Xabi Alonso. Burime italiane thonë se Rafa Benitez do të dëshironte të ribashkohet me ish-yllin e Liverpoolit.
Duke pasur një buxhet prej 100 milionë euro, drejtuesit e Interit kanë fuqi financiare për të plotësuar çdo çmim, nëse Reali pranon ta shesë spanjollin.
Një bllokim për ndonjë marrëveshje mund të jetë trajneri i Realit, Jose Mourinho, i cili e sheh Xabin si pjesë të rëndësishme të mesfushës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/09/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































