Benita Zena ka ndërhyrë pas deklaratave të Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.

Ata kanë folur për raportin e tyre dhe banorja në fund tha t'i japë fund këtij pëlqimi.


Benita reagoi duke thënë se kjo është një tjetër lojë e tyre dhe se janë shumë false.

Foto: Instagram

"Krijoni diçka të re. është një skemë. Jeni shumë false. Je duke e lënduar një femër jashtë. Nuk e di si të pret e dashura jote", theksoi mes tjerash këngëtarja.

Ajo shpërtheu edhe në fjalë të tjera duke i akuzuar ata e duke e përqeshur raportin e krijuar.

Ndërkohë ka qenë vetë Benita që pak ditë më parë i ka shprehur një pëlqim Klodit.

Klodiani nga ana tjetër ka lënë të dashurën jashtë, me të cilën është prej kohësh. /Telegrafi/