Qe disa ditë është duke u përfolur për një lidhje mes Megi Pojanit dhe futbollistit Endri Çekiçi, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një gjë të tillë.

Beniada Nishani teksa diskutoi të hënën mbrëma në Procesin Sportiv, komentoi duke “nxjerrë zbuluar” lidhjen e tyre.

Teksa u pyet nga Ed Manushi nëse ka folur me Megin në lidhje me këto lajme, modelja tha fillimisht ‘jo’, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur”.

(Foto: Instagram/megipojani/endricekici88)

Kur e kuptoi se sapo konfirmoi lidhjen, Beniada shtoi me humor se “do më rrahë Megi” – transmeton Top Channel.

Megi Pojani në lidhje me futbollistin Endri Çekiçin? Megi Pojani në lidhje me futbollistin Endri Çekiçin?

Pjesë nga biseda:

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por, çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë, por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra, qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Benaida: Obobo, do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.