LAJMI I FUNDIT:

Bëni pjesë tek çiftet që zihen? Si të ndaloni grindjet dhe të rigjeni rrugën e dashurisë

Bëni pjesë tek çiftet që zihen? Si të ndaloni grindjet dhe të rigjeni rrugën e dashurisë

Të gjitha çiftet zihen, por mënyra se si konfliktohen mund të forcojë apo shkatërrojë marrëdhënien e tyre

Ekspertët e martesave dhe marrëdhënieve bien dakord që debatet janë normale në një marrëdhënie, për sa kohë ndodhin siç duhet. Por atëherë përse zihen çiftet?


Disa çifte janë vërtet të zotët në zënka. Pjesa më e madhe e njerëzve në fakt, ka disa zakone të vogla që i bëjnë shumë të dëmshme diskutimet.

Këshilla për çiftet që zihen shumë:

Merrni një moment pushimi

Çiftet që debatojnë në mënyrë produktive, tentojnë të jenë të ndërgjegjshëm në vetvete. E dinë që nuk vjen asgjë e mirë nga një reagim i menjëhershëm. Kështu, bëjnë një hap pas para se të përgjigjen.

Flisni me radhë (mos ulërini)

Çiftet që kanë mësuar artin e të debatuarit i marrin gjërat me qetësi duke përballuar bisedat e vështira me një ton të butë dhe të vendosur. E lejojnë personin përballë të flasë ndërsa tjetri dëgjon.

Jini të ndërgjegjshëm për sinjalet tuaja joverbale

Vendosni rregulla bazë

Vendosni disa rregulla bazë që nga fillimi për të shmangur disa fraza të forta ose fjalë për të cilat do të pendoheni që i keni thënë.

Momenti i duhur

Përballuni me problemet sapo të shfaqen. Ndonjëherë na bezdisim dhe i lëmë të grumbullohen brenda nesh. Sa më shumë të kalojnë ditët, apo javët, aq më shumë karikohemi emocionalisht rreth atij problemi.

Mos harroni kurrë që jeni një ekip

Edhe gjatë grindjeve më të forta, çiftet e shëndetshme, nuk harrojnë kurrë se janë një ekip. Partneri juaj është në anën tuaj. Mos e hiqni nga mendja këtë.

Një mundësi për të mësuar

Merrini debatet si një mundësi për të mësuar. Do të përjetoni një dimension të ri të vetvetes dhe partnerit. Nxjerrja e informacioneve dhe njohurive nga një debat do t`ju ndihmojë të dyve të rriteni.

Gjeni humorin

Përpiquni të relaksoheni duke adoptuar një të menduar më të shpenguar ndaj problemit. Një gjendje e mirë shpirtërore është ilaç për çdo situatë, shkruan Living.

Kontakt viziv/prekje

Prekja mund të iniciojë një debat të mirë ndërsa kontakti viziv i bën me dije partnerit që je aty dhe po e dëgjon.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Një zyrë në oborr: Vendi i ri më i dëshirueshëm për të punuar nga shtëpia!

Një zyrë në oborr: Vendi i ri më i dëshirueshëm për të punuar nga shtëpia!

Bëje vet
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Kalo në kategori