LAJMI I FUNDIT:

Ben Arfa mendon ta padis PSG-në edhe pse është lojtar i tyre

Ben Arfa mendon ta padis PSG-në edhe pse është lojtar i tyre

Hatem Ben Arfa është duke e menduar mundësinë që ta dërgojë në gjyq Paris Saint-Germainin, për trajtimin që janë duke ia bërë.

Pasi e ktheu në binarë karrierën e tij me Nicen në sezonin 2015/16, ish lojtari i Newcastle United, pati nënshkruar me klubin parisien si transferim i lirë.


Kalimi i tij te PSG, shihej si mundësi e mirë për ta parë francezin të luaj në nivele të larta, por emërimi i Unai Emery si trajner, i doli gjë e keqe.

Trajneri spanjoll thjesht nuk beson te 30-vjeçari, pasi ai ka bërë vetëm pesë paraqitje në Ligue 1 nën drejtimin e tij.

Asgjë nuk ka ndryshuar këtë sezon, pasi marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit është përkeqësuar, ku ish trajneri i Sevilla e ka lënë francezin jashtë skuadrës së  Ligës së Kampionëve.

Gjatë prezantimit te PSG

Përveç kësaj, Ben Arfa është detyruar të stërvitet me ekipin rezervë të PSG.

Kjo situata e ka detyruar lojtarin që t’i drejtohet avokatit të tij, i cili pritet të ankohet në Federatën Franceze të Futbollit.

Klubet publikojnë listat për Ligën e Kampionëve, shumë yje do të mungojnë në fazën e grupeve (Foto)
Lexo po ashtu Klubet publikojnë listat për Ligën e Kampionëve, shumë yje do të mungojnë në fazën e grupeve (Foto)

Avokati Jean-Jacques Bertrand, në një intervistë për L’Equipe, e ka treguar situatën.

“Ata po përdorin metoda psikologjike kundër tij, i kanë thanë atij se ai nuk do të jetë pjesë e turneut para sezonal në SHBA vetëm një ditë para se ai të ishte bërë gati për të udhëtuar”.

Ben Arfa si pjesë e PSG-së

Ben Arfa ka kontratë trevjeçare me klubin nga Parc des Prince.

Liderët aktualë të Ligue 1 kanë pasur edhe më parë një histori të ngjashme në vitin 2011 me Peguy Luyindulan.

Lojtarët me më së shumti driblime që nga fillimi i sezonit 2015/16
Lexo po ashtu Lojtarët me më së shumti driblime që nga fillimi i sezonit 2015/16

Antoine Kombouare ishte trajner në atë kohë dhe lojtarit i kishte dhënë lajmin se duhet të luante me rezervat, para se ai të bëjë një ankesë kundër klubit në federatë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori