Të ftuarit në dasmën përrallore të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u vendosën në një hotel me vlerë 800 dollarë apo 800 euro në natë në qendër të qytetit Savannah.
Një burim i tha DailyMail se të porsamartuarit rezervuan 40 dhoma në Perry Lane, i cili gjithashtu u shfrytëzua nga këngëtarja J-Lo për veshjet e fustaneve të nusërisë.
Lopez, 52 vjeçe, ka mahnitur në ditën e saj të madhe me një fustan të veçantë të Ralph Lauren.
Mysafirët që qëndruan në hotel përfshinin zyrtarin Jay Shetty, 34 vjeç dhe gruan e tij Radhi Devlukia Shetty – të cilët të dy u panë duke u larguar nga prona të dielën në mëngjes.
Hoteli, i ndërtuar në vitin 1906, është pjesë e koleksionit të Historisë Luksoze – një akomodim për më të pasurit në botë, me vendndodhje në të gjithë Evropën dhe në pjesën tjetër të globit.
Perry Lane ndodhet në mes të distriktit historik të Savannah dhe është afërsisht 40 minuta me makinë nga shtëpia e Affleck-it prej 87 hektarësh.
Mysafirët në pronën me 167 dhoma shijojnë dhomat e gjumit të pajisura me ‘shtretër të nivelit të lartë, produkte luksoze të banjës, një bar privat plotësisht të pajisur dhe mobilje komode’.
Dhomat standarde për fundjavat në gusht kushtojnë 756 dollarë në natë.
Dhomat më të shtrenjta janë suitat mbretërore prej 740 metra katrorë, të cilat fillojnë nga 1,161 dollarë për natë dhe përfshijnë një dhomë të veçantë ndenjjeje të zbukuruar me disa nga koleksioni i hotelit prej 1,200 veprash arti.
Perry Lane gjithashtu krenohet me tre restorante, njëri prej të cilëve është bar Peregrin në çati, i cili shërben kokteje me temë nga Georgia si Georgia Goes Blue me tequila për 15 dollarë.
Një bar i dytë, The Ëayëard, përqendrohet te birrat vendase, ndërsa restoranti The Emporium ofron ushqime.
Në hotel u vu re aktori Kevin Smith, 52 vjeç – një mik i ngushtë i Affleckut, i cili luajti së bashku me të në filmin e vitit 1997 Chasing Amy, komedinë me temë fetare Dogma and Jay dhe Silent Bob Strike Back.
Sipas një burimi, shumica e të ftuarve të Lopez dhe Affleck mbërritën të enjten me disa të vendosur për të vazhduar të shijojnë pronën deri të hënën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram
"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë