LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck dhe J.Lo fotografohen duke u puthur

Ben Affleck dhe J.Lo fotografohen duke u puthur
(Foto: Lese/BackGrid)

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se yjet hollivudiane, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, janë rikthyer bashkë.

Pas thashethemeve të vazhdueshme për lidhjen e tyre, Page Six e ka konfirmuar se ata e kanë rikthyer romancën pas publikimit të fotografive, në të cilat dyshja shihen duke u puthur.


Kjo është hera e parë që 51-vjeçarja dhe 48-vjeçari fotografohen duke u puthur, prej se e kanë rinisur lidhjen e tyre.

(Foto: Lese/BackGrid)

Affleck dhe Lopez kanë qenë në lidhje nga mesi i vitit 2002 deri në janar të vitit 2004 kur edhe ishin ndarë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë të pandashëm
Lexo po ashtu Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë të pandashëm

Të njohur asokohe me nofkën ‘Bennifer’, dy aktorët u njoftuan në xhirimet e filmit “Gigli”, ndërsa gjatë kohës sa ishin bashkë, madje edhe u fejuan. /Telegrafi/

(Foto: Lese/BackGrid)