LAJMI I FUNDIT:

Bellamy: Man City do ta fitojë përsëri titullin në Ligën Premier

Bellamy: Man City do ta fitojë përsëri titullin në Ligën Premier
Guardiola - Klopp (Foto: Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i njohur, Craig Bellamy beson se Manchester City do ta shkrijë epërsinë e Liverpoolit dhe në fund do ta fitojë titullin kampion në Ligën Premier.

Liverpooli momentalisht gjendet si lider i kampionatit me gjashtë pikë më shumë se Tottenhami në vend të dytë dhe shtatë më shumë se City në vendin e tretë, por Bellamy beson ende në fitimin e titullit nga Qytetarët.


“Unë nuk besoj se Liverpooli do të vazhdoj si i pamposhtur, ata do të humbasin një ose dy ndeshje, dhe personalisht mendoj se Man City do të fitojë ligën”, ka thënë fillimisht Bellamy për Sky Sports.

Superkompjuteri parashikon kampionin, skuadrat që mbesin pa Ligën e Kampionëve dhe ekipet e reja të Championship
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon kampionin, skuadrat që mbesin pa Ligën e Kampionëve dhe ekipet e reja të Championship

“Mendoj se Pep Guardiola do të fërkoj duart e tij duke thënë ‘loja filloj – vitin e kaluar, kemi fituar kampionatin në mënyrë të qetë, tani le të shohim atë që kemi’.

Bellamy duke festuar një gol me fanellën e Cityt (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Ata kanë një menaxher i cili është fitues serik dhe kanë shumë faktorë tjerë që mund të shohin përsëri Cityn kampion”.

Festa e Bellamy pas një goli me Liverpoolin (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Me shtatë pikë për të rikuperuar, sidomos gjatë periudhës së Krishtlindjeve, ju mund të ktheheni prapë aty”.

Liverpooli nuk duhet të entuziazmohet - gjashtë kolapset e mëdha pas vitit të ri në futbollin anglez!
Lexo po ashtu Liverpooli nuk duhet të entuziazmohet - gjashtë kolapset e mëdha pas vitit të ri në futbollin anglez!

“Mos shkruani se Manchester City është jashtë garës për titull”, përfundoi ish-sulmuesi i njohur.

Ndryshe, Bellamy në të kaluarën ka luajtur për të dy skuadrat, Liverpoolin dhe Man Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori