LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid dhe Irina Shayk modelojnë për xhinset e veçanta të kompanisë Mugler

Bella Hadid dhe Irina Shayk modelojnë për xhinset e veçanta të kompanisë Mugler

Për mirë apo për keq, trendi i të brendshmeve të ekspozuara është këtu për të qëndruar.

Si pjesë e koleksionit të tij Pranvera 2021 për Mugler, dizenjatori Casey Cadwallader shfaqi xhinse që kishin copa të vendosura në mënyrë strategjike për të krijuar iluzionin e një tangoje xhins.

Të dyja, Bella Hadid dhe Irina Shayk modeluan në filmin e koleksionit të shtëpisë së modës dje (e mërkurën); Hadid me xhinse blu lehtë, Shayk me të bardha.

Pamja e Hadid ishte stiluar madje me një korse të tejdukshme që përfshinte një shirit të zi në stilin e censorit nëpër gjoks.

Ata që janë të interesuar të blejnë një palë pantallona të tilla, ato shihen për 574 dollarë në faqen e internetit të Mugler, ku thjesht mund t’i gjeni me emrin “xhinse spirale”. /Telegrafi/