LAJMI I FUNDIT:

Belgjikë – Angli, formacionet e mundshme dhe analiza taktike e ndeshjes së vendit të tretë

Belgjikë – Angli, formacionet e mundshme dhe analiza taktike e ndeshjes së vendit të tretë

Botërori Rusia 2018 ka qenë pa dyshim një prej kampionateve më atraktive të mbajtura ndonjëherë, dhe Belgjika e Anglia kanë rol të madh në këtë mendim të krijuar.

Anglia e cila u paraqit me një gjeneratë të re, arriti të shfaqë performancë pas performance ndeshje të mrekullueshme e karakter deri sa u eliminua.


Belgjika në anën tjetër ishte mjaft konsistente me rezultate dhe performanca deri sa u mposht nga Franca në përballjen direkte për finale.

Tash, për vendin e tretë përballen dy prej skuadrave më atraktive të këtij kampionati, e ndeshja zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 16:00.

Belgjika

Roberto Martinez nuk ka probleme për formacion, pasi të gjithë lojtarët janë të përgatitur.

Ndeshjet e vendit të tretë kanë detyruar trajneratë që shpesh të sjellin në formacion lojtarë të rinj, e Martinez nuk pritet të jetë ndryshe. Meunier kthehet në krahun e djathtë të mbrojtjes, kurse Kompany, Ëitsel dhe Lukaku pritet të pushohen.

Eden Hazard (Foto: Getty Images)

Dedryck Boyata, Youri Tielemans dhe Michy Batshuayi pritet që të startojnë, kurse Januzaj, i cili pikërisht i shënoi Anglisë, po ashtu pritet që të jetë në lojë.

Ndeshja mund të jetë një mundësi për Martinezin që të identifikojë opsionet e reja për skuadrën në aspekt afatgjatë.

Formacioni i mundshëm (3-4-2-1): Courtois, Alderweireld, Boyata, Vertonghen, Meunier, De Bruyne, Tielemans, Carrasco, Januzaj, Thorgan Hazard, Batshuayi.

Anglia

Ashtu si Martinez, Gareth Southgate mund të eksperimentojë duke bërë disa ndryshime të rëndësishme. Bosi i Anglisë do të detyrohet që të bëjë një ndryshim, ku Trippier nuk pritet të rrezikohet pasi çaloi në fund të ndeshjes ndaj Kroacisë.

Alexander Arnold do të luajë për të zëvëndësuar Trippierin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Po ashtu, pritet të ketë ndryshim edhe në krahun tjetër të mbrojtjes, uk Danny Rose zëvëndëson Ashley Young i cili ka pasur një kampionat solid dri tash.

Kieran Trippier shënoi nga gjuajtja e lirë (Foto: Getty Images)

Kane do të jetë opsion nga stoli, kurse Rashford pritet të ketë rastin nga fillimi i takimit. Sterling do të jetë partneri i tij në sulm. Pickford do të pushojë dhe Butland mund të luajë për Anglinë në këtë taki.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Butland, Jones, Maguire, Stones, Alxander – Arnold, Alli, Dier, Loftus – Cheek, Rashford, Sterling.

Statistikat kyçe

Ky është takimi i katërt mes Belgjikës dhe Anglisë në Kampionatin Botëror. Të dyja skuadrat kanë fituar nga një ndeshje secila.

Belgjika dhe Anglia janë ekipet që për herë të parë takohen për së dyti në një Botëror që prej se Turqia luajti dy herë ndaj Brazilit në Botërorin e vitit 2002.

Anglia dhe Belgjika kanë marrë pjesë në ndeshjet për vend të tretë nga një herë, duke humbur në këto pjesëmarrje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori