LAJMI I FUNDIT:

Belgjika ndalon përdorimin e TikTok në telefonat e punës të qeverisë federale

Belgjika ndalon përdorimin e TikTok në telefonat e punës të qeverisë federale

Punonjësit e qeverisë federale belge nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin në pronësi kineze TikTok në telefonat e tyre të punës, tha të premten kryeministri belg Alexander De Croo.

De Croo tha se këshilli belg i sigurisë kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze.

“Ky është realiteti”, tha kryeministri në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok në telefonat e ofruar nga qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë”, shtoi tutje kryeministri, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

TikTok në një deklaratë tha se ishte i zhgënjyer me një vendim për të cilin kompania tha se bazohej në “informacion thelbësisht të gabuar”. Firma kineze tha se ruan të dhënat e përdoruesve në SHBA dhe Singapor dhe po ndërton qendra të dhënash në Evropë.

“Qeveria kineze nuk mund të detyrojë kombet e tjera sovrane të ndajnë të dhënat që ruhen në territorin e tyre”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian muajin e kaluar e ndaluan përdorimin e TikTok në telefonat e stafit për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me kompaninë dhe nëse qeveria e Kinës mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve ose të avancojë interesat e saj.

Pekini ka mohuar rregullisht të ketë ndonjë qëllim të tillë. Qeveria rajonale flamande e Belgjikës të enjten njoftoi se do të kufizonte qasjen në TikTok në telefonat e stafit, dhe qeveritë e tjera rajonale u nxitën nga De Croo të zbatonin të njëjtat rregulla. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kalo në kategori