LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Nuk është e drejtë që shkollat të mbesin pa energji elektrike

Bekteshi: Nuk është e drejtë që shkollat të mbesin pa energji elektrike

“2487 subjekte juridike nuk kanë kontratë për furnizim me energji elektrike. Nëse ju kujtohet nga fillimi i vitit, ne gjithmonë bënim thirrje që të lidhnin kontrata. Prej tyre, 60 janë nën juridiksionin e pushtetit lokal. Nuk është e drejtë të lihen shkollat pa furnizues” tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, nëse nuk ke furnizues, nëse çmimi i sotëm është 400 euro, atëherë subjektet pa furnizues paguajnë 600 euro.


“Nëse sot ndërpritet kontrata e furnizimit me energji elektrike, do të paguaj një çmim më të lartë. Nuk kanë kryer asnjë procedurë. Sipas meje, edhe ky është një keqpërdorim i buxhetit” tha Bekteshi.

Në raport me negociatat me Sofjen zyrtare për shitjen e energjisë elektrike, Bekteshi thotë se nuk po bisedohet me Bullgarinë për çmimet që janë në tregun e lirë.

“Nuk mund të hyj në detaje, sepse jo gjithçka është rënë dakord. Presim një marrëveshje nga Bullgaria, por kjo nuk varet vetëm nga ne. Ne duam të bashkëpunojmë me të gjithë fqinjët tanë. Republika e Bullgarisë dhe Bosna dhe Hercegovina janë të vetmet që kanë tepricë të prodhimit të energjisë elektrike”, tha ministri ndër të tjera në lajmet e TV Sitel.

Bekteshi apelon tek shkupjanët që të mos kenë frikë se do të mbeten pa energji për ngrohje.

“Jam i bindur se do të kemi një marrëveshje për çmime më të ulëta”, tha ministri Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori