LAJMI I FUNDIT:

Behrami nuk e komenton dënimin e bashkëlojtarëve: Jemi për futboll, nuk dua të flas për këtë gjë

Behrami nuk e komenton dënimin e bashkëlojtarëve: Jemi për futboll, nuk dua të flas për këtë gjë

Valon Behrami, shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës, nuk ka folur për dënimin e dhënë për bashkëlojtarët.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqirin dhe Stephan Lichtsteiner, janë dënuar nga FIFA me para. Që të tre u dënuan nga FIFA me arsyetimin se përdorën simbole ofenduese ndaj tifozëve të Serbisë.


Simboli që përdorën ishte shqiponja dy krenare e formësuar me duar.

Behrami nuk ka dashur të përgjigjet rreth kësaj para gazetarëve ndërkombëtarë, por deklaroi që pas ndeshjes është dashur të flitet për futboll.

Momenti kur Behrami ndjeu dhimbje, Foto: Blick

“Sigurisht se është një situatë që askush prej neve nuk e donte, fatmirësisht i pashë tek pas asaj raport në media sepse askush nuk po fliste më për futbollin por vetëm për atë [mënyrën e festimit]. Unë e di që është interesante për njerëzit që të lexojnë gjëra të tilla por kjo nuk do të duhej të ishte diçka që të na marrë kohën neve”.

“Ne nuk mund të japim saktësisht një përgjigje, ose të them më mirë një përgjigje të shkurtë. E vetmja gjë që mund t them është se nuk duam realisht të flasim për atë, ne jemi këtu të flasim për futboll, për këtë kemi ardhur këtu”.

Mblidhen paratë për të paguar gjobën e Shaqirit, Xhakës dhe Lichsteinerit
Lexo po ashtu Mblidhen paratë për të paguar gjobën e Shaqirit, Xhakës dhe Lichsteinerit

“Dhe kjo është mënyra më e mirë për të ecur tutje në këtë Kampionat Botëror”, ka thënë Behrami.

(Getty Images)

Ndërkaq trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka mbështetur deklaratën e Xherdan Shaqirit, që gjesti ishte emocion.

“Futbolli është një lojë emocionesh dhe i tillë duhet të jetë.Ajo çka ka ndodhur, ka ndodhur dhe tani ne duhet të jemi të kujdesshëm si dhe të mësojmë nga ajo”, ka thënë ai.

Xhaka dhe Shqiri u dënuan nga FIFA me nga 10 mijë franga ndërsa Lichtsteiner me 5 mijë franga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori