LAJMI I FUNDIT:

Bëhet ekzekutimi i pagesës për 2,000 punëtorët e angazhuar përmes ‘Super Puna’

Bëhet ekzekutimi i pagesës për 2,000 punëtorët e angazhuar përmes ‘Super Puna’

Është bërë ekzekutimi i pagesës për 2,000 punëtorët e angazhuar përmes “Super Puna” për muajin shkurt dhe mars.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, bizneset që angazhojnë punëtorë përmes kësaj platforme duhet të kalojnë disa verifikime.

“Super Puna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2,000 punëtorët e angazhuar gjatë muajve shkurt dhe mars”, thuhet në njoftim.

“Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes Super Puna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim: të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK); të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në Super Puna; dhe të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së”, përfundon MF-ja. /Telegrafi/