LAJMI I FUNDIT:

Begaj: Të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit, kujtesë se lufta për liri është e përhershme

Begaj: Të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit, kujtesë se lufta për liri është e përhershme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi sot ish-burgun e Spaçit me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit.

Me këtë rast, Begaj deklaroi se heronjtë e Spaçit shërbejnë si kujtesë për të gjithë se lufta për liri është e përhershme dhe kërkon angazhim të palëkundur.


“Ata janë pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon me peshë hijesh në të ardhmen e vendit tonë. Heronjtë e Spaçit e të tjerë si ata, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë ne, se lufta për liri është një luftë e përhershme, që kërkon angazhimin dhe vigjilencën tonë të palëkundur. Një kujtesë se fuqia për të formësuar fatet tona qëndron brenda secilit nga ne”, tha Begaj.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë martirët e Revoltës së Spaçit, me ç’rast tha se të mbijetuarit e kësaj revolte janë shembulli i mirë se ata përçojnë tolerancë, shpresë dhe mirësi.

“Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet kësaj lidhjeje shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë martirët e kësaj revolte. Në këtë ditë të shënjuar historike, të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë se, pavarësisht gjithë vuajtjes që kanë përjetuar, zgjedhin të përçojnë tolerancë, mençuri, shpresë dhe mirësi. Për këtë, e për gjithë betejat tuaja, shoqëria jonë ju ka një borxh shumë të madh”, shtoi ai.

Në 21 maj të vitit 1973, të burgosurit politikë, të dërrmuar nga punët e rënda, kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatërrimi i orientuar dhe i komanduar i personalitetit njerëzor, kishin shpërthyer në një revoltë të paparë masive, e cila do të jetojë gjatë në memorien kolektive, sepse kishte gjunjëzuar përkohësisht shtetin ideologjik të asaj kohe. Revolta ishte shtypur me egërsi nga autoritetet komuniste, të cilët kishin përdorur edhe ushtrinë dhe pasojat për të dënuarit ishin tejet fatale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori